Bota

"Rusia nën pushtetin e Putin është në fashizëm," dënohet një tjetër i përndjekur politik, dy vite burg për shpifje ndaj forcave të armatosura ruse

Dënimi i Oleg Orlov u cilësua si një ndjekje dhe gjyq politik sipas vëzhguesit ndërkombëtarë. 70-vjeçari ishte për dy dekada një drejtues i lartë i organizatës Memorial, së cilës iu dha Çmimi Nobel i Paqes 2022, një vit pasi funksionimi i saj u ndalua dhe u shpërbë nga regjimi rus.

27 Shkurt 2024, 12:38 Nga N.F
"Rusia nën pushtetin e Putin është në
Oleg Orlov

RUSI- Një nga krerët e organizatës "Memorial" për mbrojtjen e të drejtave të njeriut u dënua nga një gjykatë në Moskë me dy vjet e gjysmë burg për "shpifje ndaj forcave të armatosura ruse". Dënimi i Oleg Orlov u cilësua si një ndjekje dhe gjyq politik sipas vëzhguesit ndërkombëtarë. 70-vjeçari ishte për dy dekada një drejtues i lartë i organizatës Memorial, së cilës iu dha Çmimi Nobel i Paqes 2022, një vit pasi funksionimi i saj u ndalua dhe u shpërbë nga regjimi rus.

Oleg Orlov u vu në pranga gjatë gjykimit të tij dhe gjykata urdhëroi burgimin e tij të menjëhershëm. Duke iu drejtuar gjykatës, Oleg Orlov denoncoi "mbytjen e lirisë " në Rusi duke e quajtur atë një "distopi". Ndjekja penale e tij u bazua në një artikull që ai shkroi në vitin 2022, në të cilin ai denonconte se Rusia nën pushtetin e Vladimir Putin është në fashizëm.

Ai fillimisht u dënua me një gjobë prej 150 mijë rubla, por u urdhërua një rigjykim dhe prokurorët kërkuan një dënim me burg prej 2 vjet e 11 muaj. Organizata Memorial u themelua në vitin 1989 për t'u kujdesur për ruajtjen e kujtesës historike duke regjistruar incidentet e shkeljeve të të drejtave të njeriut që nga koha e Josif Stalinit e deri në ditët e sotme, dhe për të mbrojtur lirinë e fjalës me theks të veçantë në nxjerrjen në pah të secilit prej viktimat e regjimit sovjetik dhe rus.

oleg orlov rusi putin

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2024, 12:19 h.k

Rusia ndalon eksportet e benzinës

Foto ilustruese MOSKË-Rusia të martën ka urdhëruar një ndalesë gjashtëmujore të eksporteve të benzinës d...