Bota

Kremlini: Konflikti Rusi-NATO është i pashmangshëm nëse shtetet anëtare dërgojnë trupa në Ukrainë

Dmitry Peskov iu përgjigje  deklaratave të djeshme të presidentit francez Emmanuel Macron i cili vlerësoi se nuk mund të përjashtohet mundësia e dërgimit të trupave perëndimore për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. 

27 Shkurt 2024, 13:28 Nga N.F

Kremlini: Konflikti Rusi-NATO është i pashmangshëm nëse

RUSI- Kremlini paralajmëroi sot se konflikti midis Rusisë dhe NATO-s do të ishte i pashmangshëm nëse anëtarët e NATO-s dërgojnë trupa për të luftuar në Ukrainë. Dmitry Peskov iu përgjigje  deklaratave të djeshme të presidentit francez Emmanuel Macron i cili vlerësoi se nuk mund të përjashtohet mundësia e dërgimit të trupave perëndimore për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. 

“Nuk është në asnjë mënyrë në interes të këtyre vendeve. Ata duhet ta dinë. Vetë fakti që po diskutohet për mundësinë e dërgimit të disa trupave në Ukrainë nga vendet e NATO-s është një element i ri shumë i rëndësishëm”, vuri në dukje përfaqësuesi i Kremlinit.

 Kur u pyet nga gazetarët nëse do të ekzistonte rreziku i një konflikti të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s në rast të dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë, Peskov u përgjigj se wshtw e pashmangjshme.

"Në këtë rast, ne nuk duhet të diskutojmë nëse është e mundur, por nëse është e pashmangshme," shtoi ai.

kremlini rusia nato

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2024, 12:19 h.k

Rusia ndalon eksportet e benzinës

Foto ilustruese MOSKË-Rusia të martën ka urdhëruar një ndalesë gjashtëmujore të eksporteve të benzinës d...