Politike

"Ka çështje më të rëndësishme se dinari"/ Meta: Ballkani Hapur një përpjekje për të fuqizuar Serbinë

I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, Meta tha se Kosova ka çështje më të rëndësishme se Dinari dhe nëse ndërkombëtarët janë befasuar nga kjo lëvizje e Qeverisë së Kosovës, atëherë sipas tij kjo nuk është një gjë e mirë.

27 Shkurt 2024, 08:03 Nga h.k
"Ka çështje më të rëndësishme se
Ilir Meta

KOSOVË-Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me situatën në Kosovë, tensionet me Serbinë dhe marrëdhëniet e saj me ndërkombëtarët.

I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, Meta tha se Kosova ka çështje më të rëndësishme se Dinari dhe nëse ndërkombëtarët janë befasuar nga kjo lëvizje e Qeverisë së Kosovës, atëherë sipas tij kjo nuk është një gjë e mirë.

Besoj se reagimi i para pak ditësh i presidentes Osmani për çështjen e dinarit është i rëndësishëm edhe si kryetare e shtetit për të garantuar një mbarëvajtje të proceseve. Ajo që do të them është se nëse ndërkombëtarët janë të befasuar, kjo nuk është gjë e mirë. Nuk është një gjë e mirë për arsye se Kosova ka çështje më të rëndësishme sesa kjo çështje që është shfaqur dhe që unë besoj se do të menaxhohet me përgjegjshmëri dhe me pjekuri.”- tha Meta.

Ai thekson se Kosova tashmë ka një avantazh kundrejtë Serbisë, pas ngjarjeve të fundit në Banjskë, për të cilat tha se ishin kriminale dhe të nxitura nga shteti serb, ndaj edhe nuk duhet t’i jepet shumë vëmendje çështjes si ajo e dinarit.

Kosova ka pasë një avantazh të jashtëzakonshëm pas ngjarjeve të padëshiruara të dhunshme dhe kriminale të nxitura nga Serbia përpara disa muajsh. E  gjithë bota e kuptoi se kush e ka patur përgjegjësinë për vite të tëra për këtë tensionim të qëllimshëm në veri të Kosovës dhe për këto raporte jofunksionale midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe nuk është mirë për çështje të tjera, që unë do t’i vlerësoja të karakterit sekondar apo tercial të krijohet një situatë që merr kaq shumë vëmendje. Në fund të fundit Ballkani i Hapur ishte thjeshtë një përpjekje jo vetëm për t’i dhënë një lidership të pamerituar Serbisë dhe Vuçiqit, pasi Ballkani i Hapur ishte një përpjekje për të fuqizuar dominimin e Serbisë në rajon. Nuk ishte një marrëdhënie partneriteti, aspak transparente bazuar në akte, mbi dokumente, mbi vlera, standarde siç është për shembull procesi i Berlinit. Njëkohësisht Ballkani i hapur në gjithë mënyrën si u konceptua ishte një provokim, një përpjekje për të vendosur në cep shtetin e Kosovës dhe për ta bërë atë që të ishte defunksional ose për t’u paraqitur sa më destruktiv ndaj iniciativave të tilla”- tha ai.

ilir meta

Sondazh

Poll