Bota

Ekzekutimi i tretë në pak ditë, Talibanët vrasin në publik një të dënuar

Ekzekutimi publik ndodhi në një fushë në veri të Afganistanit pasi gykata e Lartë e vendit njoftoi se Nazar Muhammad ishte dënuar për vrasjen me thikë të një burri në janar 2022.

26 Shkurt 2024, 13:06 Nga N.F
Ekzekutimi i tretë në pak ditë, Talibanët vrasin në
Talibanë

AFGANISTAN- Talibanët kanë ekzekutuar publikisht një burrë të dënuar për vrasje disa ditë pasi ekzekutuan dy burra të tjerë. Ekzekutimi publik ndodhi në një fushë në veri të Afganistanit pasi gykata e Lartë e vendit njoftoi se Nazar Muhammad ishte dënuar për vrasjen me thikë të një burri në janar 2022.

Urdhri për ekzekutimin u nënshkrua nga lideri suprem i vendit, Haibatullah Akhundzada, pasi gjyqësori e shqyrtoi çështjen. Ai u ekzekutua me pesë plumba para familjes së viktimës dhe mijëra njerëzve. Ky është ekzekutimi i pestë publik që ndodh që kur talebanët u kthyen në pushtet në Afganistan në gusht 2021.

Të enjten, dy burra u ekzekutuan në të njëjtën mënyrë në provincën Ghazni. Gjithashtu në qershor në provincën Lagman , një burrë i dënuar për vrasjen e pesë personave u ekzekutua me një plumb të vetëm në xhami në sy të rreth 2,000 njerëzve.

afganistan talebane vrasje

Sondazh

Poll