Bota

Samiti për Ukrainën në Tiranë, Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Osmani

Presidneti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të mbërrijë mbrëmjen e 27 shkurtit në Tiranë, ndërsa më datë 28 do të marrë pjesë në samitin ku do të marrin pjesë edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore.

26 Shkurt 2024, 11:55 Nga M.B
Samiti për Ukrainën në Tiranë, Kosova do të
Vjosa Osmani dhe Volodymyr Zelensky

TIRANA- Kosova do të përfaqësohet nga Presidentja Vjosa Osmani në samitin për Ukrainën që do të mbahet më 28 shkurt në Tiranë. Osmani do të marrë pjesë edhe në samitin e Ballkanit Perëndimor me datë 29 shkurt, ku do të jenë të pranishëm edhe liderët e 6 vendeve të rajonit. Presidneti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të mbërrijë mbrëmjen e 27 shkurtit në Tiranë, ndërsa më datë 28 do të marrë pjesë në samitin ku do të marrin pjesë edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore.

Pjesë e këtij samiti, përmes një video mesazhi do të behet edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, siç njoftoi vetë kryeministri Edi Rama nga Ankaraja më 20 shkurt. Vizita e Zelensky-t për herë të parë në Tiranë, vjen vetëm disa ditë nga dy vjetori i nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

samiti per ukrainen

Sondazh

Poll