Bota

Algjeria inaguron xhaminë e tretë më të madhe në botë, u deshën 7 vite për ta përfunduar për shkak të trazirave në vend

Kjo xhami është e tretë më e madhe në botë, më e madhja në Afrikë dhe më e madhja jashtë qyteteve më të shenjta të Islamit. Xhamia ka një hapësirë lutjeje që strehon 120,000 njerëz.

26 Shkurt 2024, 12:05 Nga N.F
Algjeria inaguron xhaminë e tretë më të madhe në
Pamje nga xhamia

ALGJERI- Algjeria ka inauguruar xhaminë e tretë më të madhee në botë. Ndërtimet nisën nga një firmë kineze gjatë viteve 2010 dhe përmban minaren më të lartë në botë, me përmasa 265 metra. Kjo xhami është e tretë më e madhe në botë, më e madhja në Afrikë dhe më e madhja jashtë qyteteve më të shenjta të Islamit. Xhamia ka një hapësirë lutjeje që strehon 120,000 njerëz.

Dizajni i saj modern përmban dekorime arabe dhe afrikano-veriore për të nderuar traditën dhe kulturën algjeriane, si dhe një platformë uljeje helikopteri dhe një bibliotekë që mund të strehojë deri në 1 milion libra. Kostoja zyrtare e projektit ishte rreth 828 milionë euro.Presidenti algjerian, Abdelmadjid Tebboune, përuroi xhaminë në një ngjarje që ishte kryesisht ceremoniale pasi xhamia ka qenë e hapur për turistët dhe vizitorët shtetërorë në Algjeri për rreth pesë vjet.

Projekti u ndoq nga vonesa dhe polemika gjatë shtatë viteve ku xhamia ishte në ndërtim e sipër, duke përfshirë zgjedhjen e vendit, për të cilin ekspertët paralajmëruan se ishte sizmikisht i rrezikshëm.

 

 

xhami algjeri

Sondazh

Poll