Bota

Rebelet Houthi sulmojnë një cisternë amerikane në Gjirin e Adenit

Komanda e përbashkët e Forcave të Armatosura të SHBA-së përgjegjëse për rajonin e Lindjes së Mesme,  CENTCOM u shpreh se cisterna u nis rreth orës 23:45 megjithatë raketa humbi duke rënë në det pa asnjë dëmtim apo viktima në anije.

26 Shkurt 2024, 09:12 Nga N.F
Rebelet Houthi sulmojnë një cisternë amerikane në Gjirin e
Foto ilustruese

SHBA- Ushtria amerikane ka njoftuar sot se rebelët Houthi qëlluan me një raketë balistike një cisternë në pronësi të SHBA dhe me flamur amerikan ndërsa lëvizte nëpër Gjirin e Adenit. Komanda e përbashkët e Forcave të Armatosura të SHBA-së përgjegjëse për rajonin e Lindjes së Mesme,  CENTCOM u shpreh se cisterna u nis rreth orës 23:45 megjithatë raketa humbi duke rënë në det pa asnjë dëmtim apo viktima në anije.

Houthi njoftuan se kishin shënjestruar Torm Thor ndërsa vazhdojnë sulmet e tyre ndaj anijeve tregtare në një shfaqje "solidariteti" me palestinezët në Rripin e Gazës. Nga ana e saj, CENTCOM raportoi gjithashtu se forcat amerikane rrëzuan dy mjete ajrore pa pilot të rebelëve jemenas në mbrojtje të ligjshme në hapësirën ajrore të Detit të Kuq.

Huthi, të cilët kontrollojnë pothuajse të gjithë Jemenin verior, kanë nisur sulmet që nga 19 nëntori kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, veçanërisht ato që ata thonë se janë të lidhura me Izraelin, në shenjë solidariteti me palestinezët në mes të luftës Izrael/Hamas.

centom shba gjiri i adenit jemen

Sondazh

Poll