Bota

Hetohet për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit dorëzon pasaportën

Ai akuzohet se ka udhëhequr një komplot të dështuar për të mbetur në pushtet pas humbjes së zgjedhjeve ndaj rivalit të tij të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva.

26 Shkurt 2024, 08:42 Nga M.B
Hetohet për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit dorëzon
Jair Bolsonaro

BRAZIL- Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka dorëzuar pasaportën e tij ndërsa hetimi vazhdon për sulmin e vitit 2023 në Kongresin e Brazilit nga mbështetësit e tij. Ai akuzohet se ka udhëhequr një komplot të dështuar për të mbetur në pushtet pas humbjes së zgjedhjeve ndaj rivalit të tij të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva. Bolsonaro thotë se operacioni është i motivuar politikisht ndërkohë që tre nga aleatët e Bolsonaro janë arrestuar sikurse edhe kreu i partisë së tij politike. Policia i akuzon ata për përhapjen e dyshimeve në lidhje me sistemin zgjedhor. Kjo, argumenton policia, hapi terrenin për një grusht shteti të mundshëm. Megjithatë, kur nuk arritën të merrnin mbështetjen e forcave të armatosura, mbështetësit e tij të frustruar sulmuan Kongresin, ndërtesën ku ndodhet Gjykata e Lartë dhe pallati presidencial më 8 janar 2023 kur në fakt vetë Bolsonaro ishte në SHBA.

"Unë u largova nga qeveria më shumë se një vit më parë dhe vazhdoj të vuaj nga persekutimi i pamëshirshëm," tha Bolsonaro kur u kontaktua nga gazeta braziliane Folha pas kontrolleve të kryera nga policia në dhjetëra prona.

"Harromëni mua. Tashmë është dikush tjetër që drejton vendin," shtoi ai.

Një avokat i ish-udhëheqësit tha se klienti i tij do të zbatonte urdhrin për dorëzimin e pasaportës së tij.

brazil jair bolsonaro

Sondazh

Poll