Bota

Po ndiqej nga një dron rus, ministrja e Jashtme gjermane ndërpret vizitën në qytetin ukrainas

Ndërprerja u bë pasi u zbulua se ajo po ndiqej nga një dron rus, tha një zëdhënës i ministrisë së Jashtme.

25 Shkurt 2024, 18:47 Nga M.B
Po ndiqej nga një dron rus, ministrja e Jashtme gjermane ndërpret
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock

UKRAINA- Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock ndërpreu sot vizitën në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv. Ndërprerja u bë pasi u zbulua se ajo po ndiqej nga një dron rus, tha një zëdhënës i ministrisë së Jashtme. Më parë anëtarëve të delegacionit të Baerbock iu kërkua të ktheheshin me nxitim në mjetet e blinduara, ndërsa përgatiteshin për të vizituar ujësjellësin e qytetit. Droni vazhdoi të ndiqte makinat në lëvizje për pak kohë dhe një alarm ra në Mykolife, por nuk pati sulm.

Mykolaiv është afër frontit dhe në fillim të luftës porti i tij ishte një nga objektivat e parë të forcave ruse. 

annalena baerbock ukraina

Sondazh

Poll