Bota

SHBA, Egjipti, Katari dhe Izraeli kanë arritur një projekt-marrëveshje për një armë pushim në Gaza

Ndërkohë, duke folur për NBC, Sullivan tha se presidenti amerikan Joe Biden nuk është informuar për planin e Izraelit në lidhje me operacionet ushtarake në Rafah, por beson se jeta civile duhet të mbrohet. "Ne nuk besojmë se një operacion, një operacion i madh ushtarak, duhet të zhvillohet në Rafah, përveç nëse ka një plan të qartë dhe të zbatueshëm për t'i mbrojtur ata civilë, për t'i çuar në siguri, për t'i ushqyer, për t'i strehuar, për të veshur rrobat e tyre, “ përfundoi ai.

25 Shkurt 2024, 18:30 Nga S.N
SHBA, Egjipti, Katari dhe Izraeli kanë arritur një
Foto Ilustrim

IZRAEL- SHBA, Egjipti, Katari dhe Izraeli gjetën "tokë të përbashkët" gjatë bisedimeve të fundit në Paris dhe kanë arritur një "skicë bazë" të një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe një armëpushim të përkohshëm në Gaza. Lajmërimin mbi këtë skizë zgjidhje të përbashkët e dha një këshilltar i presidentit amerikan, Jake Sullivan. duke folur për CNN.

Marrëveshja është ende nën negocim, tha ai, duke shtuar se duhet të ketë bisedime indirekte nga Katari dhe Egjipti me Hamasin.

"Ne nuk besojmë se një operacion i madh ushtarak duhet të zhvillohet në Rafah", shtoi Sullivan.

Ndërkohë, duke folur për NBC, Sullivan tha se presidenti amerikan Joe Biden nuk është informuar për planin e Izraelit në lidhje me operacionet ushtarake në Rafah, por beson se jeta civile duhet të mbrohet.

"Ne nuk besojmë se një operacion, një operacion i madh ushtarak, duhet të zhvillohet në Rafah, përveç nëse ka një plan të qartë dhe të zbatueshëm për t'i mbrojtur ata civilë, për t'i çuar në siguri, për t'i ushqyer, për t'i strehuar, për të veshur rrobat e tyre, “ përfundoi ai.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se nuk ishte ende e qartë nëse një marrëveshje për lirimin e pengjeve do të dilte nga negociatat në vazhdim, duke refuzuar të jetë specifik, por duke thënë se Hamasi duhet "të vijë në një situatë të arsyeshme".

 “Nëse ka një marrëveshje, do të vonohet pak, por do të ndodhë. Nëse nuk ka marrëveshje, ne do ta bëjmë gjithsesi”, tha ai.

izrael-hamas

Sondazh

Poll