Bota

VIDEO/ Serbët marshim pro Rusisë në Beograd: Pa Putin nuk e kthejmë Kosovën! Nuk e harrojmë çfarë na bëri NATO

Gjatë marshimit serbët nuk lanë pa përmendur edhe Kosovën, duke thënë se kjo e fundit nuk mund të pushtohet pa ndihmën e presidentit rus.

25 Shkurt 2024, 16:53 Nga M.B
VIDEO/ Serbët marshim pro Rusisë në Beograd: Pa Putin nuk e
Beograd

BEOGRAD- Mbrëmjen e sotme është mbajtur një manifestim prorus në Beograd nën sloganin “Serbët dhe rusët vëllezër përgjithmonë”, ku rreth 1 mijë njerëz dolën për të shënuar 2 vjetorin e luftës së nisur në Ukrainë. Gjatë marshimit serbët nuk lanë pa përmendur edhe Kosovën, duke thënë se kjo e fundit nuk mund të pushtohet pa ndihmën e presidentit rus. Ata mbanin në duar flamuj serbë dhe rusë, gjithashtu dhe pankarta të ndryshme me simbolin Z të përdorur nga ushtria e Putinit gjatë luftës në Ukrainë. Ata marshuan drejt monumentit të Nikollës së Dytë, në shenjë proteste kundër politikës së Bashkimit Europian. Pjesëmarrësit kënduan gjithashtu këngë diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe kore kërcënuese për Kosovën. 

"Rroftë Rusia, Rroftë Putin”, ishin disa nga thirrjet e tyre ndërkohë që nuk mungonin as pankarta kundër NATO-s. Mediat vendase shkruajnë se manifestuesit thanë se Serbia do ta harrojë kurrë atë që NATO-ja i bëri Beogradit.

“Ne do të jemi gjithmonë solidare me Rusinë dhe popullin rus”, deklaruan disa prej tyre. 

serbia rusia

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2024, 15:25 N.F

Digjet flamuri i Kosovës në Zveçan

Foto ilustruese ZVEÇAN- Një flamur i Kosovës është djegur në Zveçan. Sipas njoftimit të policisë kan&...