Bota

Djegia e flamurit në Zveçan, reagon KFOR: Gjendja është stabilizuar

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe KFOR-i. Në një njoftim për media KFOR ka bërë të ditur se gjendja në komunën e Zveçanit është stabilizuar.

25 Shkurt 2024, 17:26 Nga N.F
Djegia e flamurit në Zveçan, reagon KFOR: Gjendja është
KFOR

KOSOVË- Ditën e sotme është regjistruar një incident në Zveçan ku persona të paidentifikuar kanë djegur një flamur të Kosovës. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe KFOR-i. Në një njoftim për media KFOR ka bërë të ditur se gjendja në komunën e Zveçanit është stabilizuar.

“Si rezultat, njësitë e Batalionit të Forcave Rezervë Operacionale të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO nuk do të jenë më të pranishme në ndërtesën e komunës. Në vend të kësaj, ata do të qëndrojnë në zonë dhe do të kryejnë patrullime të rregullta për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i ka theksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij- bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999- për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.


“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas njoftimit të policisë kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Më tej në njoftim mësohet se rasti është iniciuar si “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”. ​

kfor zvecan flamur

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2024, 15:25 N.F

Digjet flamuri i Kosovës në Zveçan

Foto ilustruese ZVEÇAN- Një flamur i Kosovës është djegur në Zveçan. Sipas njoftimit të policisë kan&...