Bota

Integrimi në BE, ministri maqedonas Dimitrov: Ne dhe Shqipëria duhet të vlerësohemi të ndarë

14 Nëntor 2019, 07:19 Nga DOSJA
Integrimi në BE, ministri maqedonas Dimitrov: Ne dhe Shqipëria duhet

MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov është shprehur se Tirana dhe Shkupi duhet të vlerësohen të ndara në lidhje me rrugën e integrimit drejt BE-së.

Alsat shkruan se Dimitrov është shprehur se secili duhet vlerësuar sipas arritjeve të veta.

Parimi bazë në procesin e anëtarësimit është: secili sipas arritjeve në reforma. Nëse i grupojmë vendosim shtetet në paketë dhe i bëjmë të varura nga diçka që nuk është në kontroll të tyre atëherë humb logjika e anëtarësimit. Si fqinjë të mirë kemi interes që edhe Shqipëria dhe fqinjët tjerë të shkojnë përpara, por gjithashtu vlerësojmë se secili shtet duhet të vlerësohet veçmas,”- tha  Dimitrov.

Nga ana tjetër, Gjermania mendon se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vijojnë rrugën drejt Europës pavarësisht pengesave të vëna nga Franca. Ministri i jashtëm gjerman, Haiko Mas inkurajoi vendin të vazhdojë me reformat në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kthimin e shtetit të së drejtës, duke siguruar se për këtë ka mbështetjen dhe ndihmën e plotë të Berlinit.

Askush në BE nuk e konteston perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Tani mbetet ta shfrytëzojmë ndihmën për Maqedoninë e Veriut dhe për të ardhmen. Këtu bën pjesë edhe ndihma jonë bilaterale që duam ta zgjerojmë. Porosia jonë është e qartë: na lejoni së bashku të ecim në këtë rrugë! Ju qëndrojmë në dispozicion,”- deklaroi Haiko Mas.

Pak ditë më parë KE vendosi që të mos hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në dy ditë diskutimeve mes liderëve të BE, nuk pati një vendim unanim kër çeljen e dritës jeshile. Ishte Franca, Danimarka dhe Holanda që nuk ishin të bindura për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke shtyrë diskutimet për në maj 2020.

Macron, vuri veton ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së në një samit të fundit në Bruksel, duke thënë se procesi i pranimit duhej të reformohej.

Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa qeveria shqiptare ka bërë fajtore BE-në për këtë vendim negativ. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni haiko mas nikolla dimitrov haiko mas nikolla dimitrov

Sondazh

Poll