Bota

Komandant i ISIS, siriani paraqitet i lidhur me zinxhirë këmbë e duar në gjykatë, akuza për krime lufte

13 Nëntor 2019, 16:50 Nga DOSJA
Komandant i ISIS, siriani paraqitet i lidhur me zinxhirë këmbë e

HUNGARI– Një gjykatë hungareze filloi gjyqin ndaj një siriani të akuzuar për terrorizëm dhe krime lufte, si lider ushtarak i SIS pranë qytett Homs, në 2015, duke thënë se ai ishte pjesëmarrës në vrasjen e dhjetëra njerëzve.

Sipas raportimit të “Hungarytoday”, 27-vjeçari i identifikuar si F. Hassan u arrestua në aeroportin kryesor të Budapestit në fund të vitit të kaluar, pas një hetimi ndërkombëtar që ishte nisur ndaj tij.

I riu i mohoi akuzat dhe tha se kishte qenë në Turqi, jo në Siri, në kohën kur ndodhën mizoritë.

Prokurori Andras Urbanyi i tha gjykatës se F. Hassan dezertoi nga ushtria siriane në 2011 dhe iu bashkua Shtetit Islamik, aty rreth vitit 2014. Ai u bë komandant i një njësie të ISIS dhe aktivisht rekrutonte anëtarë.

Në maj të vitit 2015, njësia e Hassan u urdhërua të pushtonte një zonë të pasur pranë Homs, tha prokurori.

Hassan hartoi një listë vdekjeje, duke përmendur ata që do të ekzekutoheshin për hakmarrje ose për të trembur banorët e zonës. Lista u aprovua nga liderët e ISIS.”

Brigada e tij shkoi derë më derë, duke tërehqur zvarrë dhe vrarë personat në listë, me armë ose me thikë, tha Urbanyi. Të tjerët i mblodhën me forcë në sheshin kryesor të qytetit.

Në shesh ata u detyruan të marrin pjesë në një ekzekutim. Hoxhës së vendit i prenë kokën. Hassan dhe një bashkëpunëtor e ngritën kokën sipër turmës.

Hassan u  paraqit në gjyq i prangosur në duar dhe në këmbë dhe i rrethuar nga një duzinë agjentësh të armatosur rëndë të Antiterrorizmit, ku dha një dëshmi të detajuar për arsimin e tij, familjen dhe shpërnguljen më pas në Evropë, duke mos pranuar se ishte përfshirë në krime të rënda si ato të lartppërmendurat.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hungari isis siriani i arrestuar hungari isis siriani i arrestuar

Sondazh

Poll