Bota

Vuçiç zbulon kur hapen negociatat e BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Po loboj te Macron

14 Nëntor 2019, 06:19 Nga DOSJA
Vuçiç zbulon kur hapen negociatat e BE-së me

Serbi- Pas takimit me presidentin e Francës Emmanuel Macron, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se  BE do të hapë në mars negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij BE do të hapë negociatat me BE  në mars sepse frikësohet nga rezultatet e zgjedhjeve më 12 prill në Shkup.

“Ata nuk duan të jenë fajtor për mposhtjen e dikujt të cilit i kanë premtuar diçka që nuk e kanë bërë”, u shpreh ai. 

Më teja i theksoi se  do të lobonte tek Macron për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të merrnin një ‘PO’ për negociatat.

Takimi i fundit Rama-Vuçiç- Zaev ishte në samitin e Ohrit. Më 10 nëntor në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e  hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic saimiti i ohrit aleksander vucic saimiti i ohrit

Sondazh

Poll