Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ Po ndiqte një ndeshje basketbolli, 16-vjeçari pëson atak kardiak dhe humb jetën

Policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes. 

24 Shkurt 2024, 20:06 Nga r.ll
E rëndë në Tiranë/ Po ndiqte një ndeshje basketbolli,
foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku një 16-vjeçar teksa po ndiqte një ndeshje bashketbolli ka pësuar atak kardiak. 

Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetëoje, duke ndërruar jetë në spital. Policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit "Asllan Rusi", një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

vdes 16-vjeçari ne tirane

Sondazh

Poll