Aktualitet

"Të rinegociojnë marrëveshjen", Zaganjori: Shqipëria nuk duhet të shkonte në Hagë për çështjen e detit me Greqinë

Në mungesë të një marrëveshjeje të re, studiuesit sugjerojnë që të dy vendet të rifillojnë negociatat e lëna pezull prej vitit 2018.

24 Shkurt 2024, 19:20 Nga r.ll
"Të rinegociojnë marrëveshjen", Zaganjori:
Xhezair Zaganjori

DURRËS- Ditën e sotme në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është zhvilluar një mbledhje nga një grup studiuesish dhe ish-gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese.

Këta të fundit bërë thirrje për qeverinë shqiptare dhe atë greke që të rinegociojnë marrëveshjen për kufijtë detare dhe u shprehën kundër dërgimit të saj në Hagë.

Ish-kryetari i GJK dhe ish-relatori i çështjes së marrëveshjes së detit, Xhezair Zaganjori, është shprehur se marrëveshja e re Shqipëri-Greqi duhet t’i referohet vendimit të 14 viteve më parë. Në mungesë të një marrëveshjeje të re, studiuesit sugjerojnë që të dy vendet të rifillojnë negociatat e lëna pezull prej vitit 2018.

“Praktikisht, gjykata arrin në konkluzionin se aty nuk kemi të bëjmë me shelfin kontinental. Ajo titullin e ka mbi ndarjen e shelfit kontinental, në një kohë që mbi 150 rrathë që janë përdorur për përcaktimin e vijës detare, 140 janë të ujërave territoriale. Nuk mund të thuhet absolutisht, sepse kjo e ndihmoi Gjykatën Kushtetuese për të evidentuar një fakt shumë të rëndësishëm sepse hidhet praktikisht poshtë vendimi i Konferencës së Ambasadorëve për kufijtë jugorë. Kjo prish edhe raportet. Po të merret vijë bazë gjiri i Sarandës, ai të vjen përpara Sarandës vija e kufirit”, tha Zaganjori.

 

xhezair zaganjori

Sondazh

Poll