Politike

Dhunimi i protestuesve, Meta: Drejtësia duhet të nisë hetime për keqpërdorimin e strukturave të shtetit

Ai shtoi më tej se Kuvendi prej kohësh është kthyer në një “noter të neveritshëm” që miraton ligjet për llogari të oligarkëve të lidhur me qeverinë, duke u ndalur te miratimi pa debat i ligjit për “masakrimin e zonave të mbrojtura”.

24 Shkurt 2024, 14:29 Nga h.k
Dhunimi i protestuesve, Meta: Drejtësia duhet të nisë hetime
Foto ilustruese

TIRANË-Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat nga ku ka deklaruar se “agresioni dhe dhunimi i protestuesve nga banditët e Edi Ramës është një vepër e rëndë penale”.

Meta u shpreh se drejtësia duhet të nisë hetimet për keqpërdorimin e strukturave të shtetit.

Ai shtoi më tej se Kuvendi prej kohësh është kthyer në një “noter të neveritshëm” që miraton ligjet për llogari të oligarkëve të lidhur me qeverinë, duke u ndalur te miratimi pa debat i ligjit për “masakrimin e zonave të mbrojtura”.

Agresioni dhe dhunimi i protestuesve nga banditët e Edi Ramës është një vepër e rëndë penale, por drejtësia në vend të ndëshkojë autorët e dhunës pritet të dënojë protestuesit e arrestuar. I bëjmë thirrje drejtësisë të nisë hetimet penale për keqpërdorimin e strukturave të shtetit. Ne kërkojmë nga Avokati i Popullit që të reagojë me forcë ndaj këtyre rasteve skandaloze. Shqipëria nuk do të shndërrohet në Bjellorusinë e rajonit ku burgjet të mbushen me kritikë të regjimit.Kuvendi është kthyer prej kohësh në një noter të neveritshëm që miraton ligjet për llogari të oligarkëve të lidhur me qeverinë. I tillë ishte miratimi pa debat i ligjit të kontestuar edhe nga BE, opozita dhe ekspertët për masakrimin e zonave të mbrojtura që rrezikojnë të kthehen në sheshe ndërtimi për resorte e biznese që kanë synim pastrimin e parave. Tërheqja nga rendi i ditës i projektligjit për amnistinë ishte një tjetër dëshmi se si Kuvendi është marrë peng nga Edi Rama ku ligjet hiqen dhe shtohen sipas axhendës së kryeministrit”,-tha Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll