Bota

Ukraina dhe Danimarka nënshkruan një marrëveshje dypalëshe sigurie 10-vjeçare

Danimarka pas Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Francës, iu bashkua përfundimit të një marrëveshjeje sigurie me Ukrainën.

23 Shkurt 2024, 22:42 Nga N.F
Ukraina dhe Danimarka nënshkruan një marrëveshje dypalëshe
Zelenskyy dhe Fredericksen

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrja daneze, Mette Frederiksen nënshkruan sot një marrëveshje dypalëshe sigurie 10-vjeçare. Danimarka pas Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Francës, iu bashkua përfundimit të një marrëveshjeje sigurie me Ukrainën.

Kievi i sheh marrëveshjet si angazhime të partnerëve përpara se të arrijë qëllimin e tij për t'u bërë anëtare e NATO-s. Fredericksen u takua me Zelensky në Lviv, Ukrainën perëndimore, një ditë para përvjetorit të dytë të pushtimit rus të vendit. Danimarka, një anëtare e NATO-s dhe BE-së, është një mbështetëse e vendosur e Ukrainës dhe është ndër donatorët më të mëdhenj të ndihmës ushtarake për vendin, në raport me madhësinë e saj.

ukraina danimarka marrveshje sigurie

Sondazh

Poll