Bota

Biden për Ukrainën: Ne nuk mund t`ia kthejmë shpinën tani

Teksa Biden është i shqetësuar pasi 60 miliardë dollarët ndihmë për Ukrainën po mbeten të bllokuara në Dhomën e Përfaqësuesve.

23 Shkurt 2024, 18:51 Nga S.N
Biden për Ukrainën: Ne nuk mund t`ia kthejmë shpinën tani
Joe Biden


SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tha se SHBA-ja nuk mund t`i kthejë shpinën UKrainës në këto momente. Ai bëri një fjalim nga Shtëia e Bradhë kushtuar dy-vjetorit të fillimit të luftës në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja. Teksa Biden është i shqetësuar pasi 60 miliardë dollarët ndihmë për Ukrainën po mbeten të bllokuara në Dhomën e Përfaqësuesve.

Biden shtoi se do të bisedojë me liderët e tjerë të vendeve të G7 dhe me NATO-n për çështjen e Rusisë. Pritet që Biden të marrë pjesë ditën e nesërme në video-konferencën me liderët e G-7 dhe presidentin ukrainas.

Ndërsa ditën e sotme qeveria amerikane vendosi një sërë sanksinesh për Rusinë si për luftën në Ukrainë ashtu edhe për vdekjen e liderit të opozitës Alexei Navalny.

joe biden shba ukraina

Sondazh

Poll