Politike

‘Na vijnë Tatimorë tek dyqani’/ Qytetarët i qajnë hallin, Basha “lëshon gojën” në Fier: Në fakt meritojnë një

13 Nëntor 2019, 17:22 Nga DOSJA
‘Na vijnë Tatimorë tek dyqani’/ Qytetarët i

FIER– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një përfaqësues të biznesit të vogël në qytetin e Fierit.

Teksa dëgjonte ankesat e qytetarëve, Basha “ka lëshuar gojën” për një moment, duke i këshilluar qytetarit që punonjësve të Tatimit që vijnë në dyqan t’i japë perimen e preshit.

BISEDA ME QYTETARIN:

Qytetari: Unë nuk kam marrë dhe as kërkoj gjë. Një gjë them kam një djalë këpucar me dy fëmijë në universitet. Gruaja i punon tek italiani. Para disa ditësh na ka kërkuar Tatimorja një shkresë. I thonin se do të mbyllim dyqanin se nuk ke paguar detyrimet shoqërore. Po ku ka ai? Vjen fshatari dhe i thotë do të të japë një kile pras ose kos. Ku ka more? Kemi rënë në një dorë psikopati.

Basha: Ja shembulli që këpucari nuk ka lekë t’i paguajë. Po t’i japi një kokërr domate tatimorëve, apo një kokërr mollë. Në fakt meriton një pras ashtu është. E kuptoj që është një dhimbje e paimagjinueshme për të gjithë.

Turi i takimeve “Rrugëtimi për Shqipërinë” është forma e zgjedhur në kuadër të aksionit opozitar, ku Lulzim Basha do të takohet me qytetarët dhe të diskutojë problemet e tyre. Forma me protesta duket se është harruar nga opozita dhe tashmë me qytetarët do të kumunikohet sy më sy. Basha ka zhvilluar takime me qytetarët në Elbasan, Korçë, Shkodër, Vlorë e Durrës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne fier lulzim basha rrugëtimi për shqipërinë basha ne fier lulzim basha rrugëtimi për shqipërinë

Sondazh

Poll