Bota

Zelenskyy: Do të përgatisim kundërsulm të ri ndaj Rusisë

Ukraina ka nevojë për armë me rreze të lartë, tha Zelensky, duke vënë në dukje se artileria ukrainase ka një rreze veprimi prej rreth 20 kilometrash, ndërsa artileria ruse ka dyfishin e kësaj rreze. 

23 Shkurt 2024, 14:27 Nga r.ll
Zelenskyy: Do të përgatisim kundërsulm të ri ndaj
Volodymyr Zelenskyy

KIEV- Ukraina do të përgatisë një kundërofensivë të re pas një fushate që nuk solli rezultatet e dëshiruara, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përpara përvjetorit të dyvjetorit të luftës.

"Sigurisht, ne do të përgatisim kundërsulm të ri, një operacion të ri", tha Zelensky në një intervistë me Fox News të botuar të enjten. 

"Situata në fushën e betejës nuk është një ngërç dhe në të vërtetë, është shumë e ndërlikuar në Lindje", tha Zelensky, duke pretenduar se suksesi i vetëm i Rusisë gjatë nëntë muajve ka qenë marrja e kontrollit të Avdiivka .

Ukraina ka nevojë për armë me rreze të lartë, tha Zelensky, duke vënë në dukje se artileria ukrainase ka një rreze veprimi prej rreth 20 kilometrash, ndërsa artileria ruse ka dyfishin e kësaj rreze. 

volodymyr zelenskyy lufta ne ukraine

Sondazh

Poll