Bota

FOTO/ Trajnimi special i trupave të NATO-s para vendosjes në Kosovë, misioni: Ndihmojmë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt

Bëhet me dije se  trajnimi mban emërtimin ‘trajnimi i fobisë ndaj zjarrit’.

23 Shkurt 2024, 12:58 Nga M.B
FOTO/ Trajnimi special i trupave të NATO-s para vendosjes në
Trajnimi

KOSOVA- Misioni amerikan në NATO ka bërë të ditur se trupat e saj po trajnohen para ardhjes së tyre në Kosovë. Bëhet me dije se  trajnimi mban emërtimin ‘trajnimi i fobisë ndaj zjarrit’.

“Quhet trajnimi i fobisë nga zjarri. Nuk është për t’u habitur. Organizohet për aleatët dhe partnerët e NATO-s drejt vendosjes së tyre në Kosovë”, thuhet në njoftimin e publikuar në platformën X.

Postimi viojon teksa thotë se në Kosovë, KFOR po ndihmon në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

“Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) po ndihmon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin tonë”, shkruhet në postimin e U.S Mission to NATO.

kosova nato

Sondazh

Poll