Bota

Lecornu: Rusia kërcënoi se do të rrëzonte një avion francez në Detin e Zi, po patrullonte në një zonë të lirë ndërkombëtare

Më tej ministri shtoi se aeroplani francez po patrullonte në një zonë të lirë ndërkombëtare. 

22 Shkurt 2024, 18:04 Nga E. D

Lecornu: Rusia kërcënoi se do të rrëzonte një

FRANCË- Ministri i Mbrojtjes së Francës, Sebastien Lecornu përmes një deklarate tha se forcat ruse kërcënuan se do të rrëzonin një avionë francez që po patrullonte muajin e kaluar në hapësirën ndërkombëtare mbi Detin e Zi. Më tej ministri shtoi se aeroplani francez po patrullonte në një zonë të lirë ndërkombëtare. 

“Një muaj më parë një sistem rus i kontrollit të trafikut ajror kërcënoi se do të rrëzonte një aeroplan francez në Detin e Zi ndërsa ne ishim në një zonë të lirë ndërkombëtare ku po patrullonim,” tha ministri francez.

Siç sqaroi një përfaqësues i Shtabit të Përgjithshëm Francez të Forcave të Armatosura, ishte një Awacs (Sistemi i Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror) , i cili ishte në patrullë dhe u kërcënua qartë gjatë një shkëmbimi radiofonik me një bazë ruse.

 

sebastien lecornu

Sondazh

Poll