Bota

Tragjedi në një fabrikë në Itali, punëtori shtypet nga makineria, humb jetën 52-vjeçari

Pas ngjajres së rëndë punëtorët e fabrikës kanë bërë thirrje për një grevë të menjëhershme në fabrikë, duke u ankuar për masat e papërshtatshme të sigurisë. 

22 Shkurt 2024, 16:58 Nga E. D
Tragjedi në një fabrikë në Itali, punëtori shtypet nga
fabrika

ITALI- Një punëtor 52-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në një fabrikë Stellantis në Italinë jugore. Pas ngjajres së rëndë punëtorët e fabrikës kanë bërë thirrje për një grevë të menjëhershme në fabrikë, duke u ankuar për masat e papërshtatshme të sigurisë. 

“Stellantiss shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet për familjen e viktimës. Kompania po bashkëpunon në mënyrë aktive me autoritetet gjyqësore dhe policinë, të cilët po hetojnë shkaqet e aksidentit”, tha zëdhënësi në një deklaratë. 

Punëtori i mirëmbajtjeje në fabrikën e motorëve Pratola Serra vdiq sot pasi u shtyp nga një makineri teksa po punonte. Aksidenti shkaktoi një reagim të ashpër mbi standardet e sigurisë në vendin e punës në Itali.

aksident në fabrik itali viktime

Sondazh

Poll