Bota

Ndërroi jetë disa ditë më parë, nëna e Alexei Navalny-t sheh trupin e pajetë të të birit: Nuk më lanë ta merrja, janë kundër një varrimi publik

Në një video të re të publikuar ditën e sotme Lyudmila Navalny ka treguar se mbrëmë ka parë trupin e djalit të saj në një morg.

22 Shkurt 2024, 17:30 Nga N.F
Ndërroi jetë disa ditë më parë, nëna e Alexei
Alexei Navalny

RUSI- Pas disa ditësh duke trokitur në dyert e institucioneve ruse nëna e Alexei Navalny më në fund mbrëmë ka mundur të shohë trupin e pajete të të birit. Në një video të re të publikuar ditën e sotme Lyudmila Navalny ka treguar se mbrëmë ka parë trupin e djalit të saj në një morg. 

Ajo më tej shtoi se ata nuk e lejuar atë që të marrë trupin e pajetë. Sipas nënës së Alexei autoritetet janë shprehur kundër një varrimi publik dhe se nëse ajo nuk i pranon këto kushte trupi i djalit të saj nuk do t'i jepet kurrë.

“Ata duan të më çojnë në buzë të varrezave në një varr të freskët dhe të më thonë: “Ja djali juaj. Nuk jam dakord me këtë”, ka theksuar ajo në mesazhin e saj. Ajo më tej shtoi autoritetet lokale marrin urdhra ose nga Kremlini ose nga shërbimet sekrete.

alexei navalny trup i pajete ne vlore importe nga rusia

Sondazh

Poll