Bota

VIDEO/ E rëndë në Gjermani, nxënësi sulmon me thikë bashkëmoshatarët në shkollë, plagosen 4 persona

Ngjarja u regjistrua në një shkollë të mesme në Gjermani ku një nxënës sulmoi bashkëmoshatarët e tij.

22 Shkurt 2024, 15:10 Nga N.F
VIDEO/ E rëndë në Gjermani, nxënësi sulmon me
Policia gjermane

GJERMANI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Gjermani ku janë plagosur 4 nxënes pas një sulmi me thikë. Ngjarja u regjistrua në një shkollë të mesme në Gjermani ku një nxënës sulmoi bashkëmoshatarët e tij.

Autori i sulmit mbeti i plagosur dhe u arrestua. Policia po vijon hetimet nësë ai kishte bashkëpunëtorë dhe arsyen se pse ndodhi kjo ngjarje. Sipas Policisë, një adoleshent ka sulmuar shokët e klasës, duke plagosur të paktën katër prej tyre. Gjendja e të plagosurve dhe rrethanat e sakta të sulmit mbeten të paqarta.

Në vendngjarje janë vendosur forca të forta policie, me pjesëmarrjen e forcave speciale, ndërsa një helikopter policie po merr pjesë në kërkim të bashkëpunëtorëve të mundshëm të autorit. Shumë prej prindërve të nxënësve tashmë janë mbledhur jashtë godinës.

gjermani plagosje shkolle

Sondazh

Poll