Politike

PS tërhoqi “Amnistinë Penale” nga rendi i ditës në Kuvend, Salianji: U prishën pazaret me Lulzim Bashën

Salianji tha se PS nuk arriti të kishte 84 vota, përndryshe ligji do kishte kaluar sot.

22 Shkurt 2024, 14:52 Nga r.ll
PS tërhoqi “Amnistinë Penale” nga rendi i ditës
ervin salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në lidhje me seancën e sotme në Kuvend si dhe tërheqjen nga rendi i ditës i “Amnistisë Penale”.

I ftuar në News24, ai tha se ky hap u hodh pas një “prishje pazari” mes qeverisë dhe Lulzim Bashës. Salianji tha se PS nuk arriti të kishte 84 vota, përndryshe ligji do kishte kaluar sot.

“Tërheqja e “Amnistisë Penale” nga seanca e sotme., është një dakordësi apo pazar i prishur me Bashën çoi në tërheqjen e Amnistisë Penale. PR ligji që ka mbërritur në Kuvend, shmang atë që duhet të kenë amnistinë.

Nuk janë falje që nisin nga emra të përveçëm por është një kujdes i sovranit që në momente të caktuara të amnistohen grup qytetarësh të cilët nuk kanë kryer krime të rënda.

Unë kam bërë një amendament që nuk u mor parasysh që të mos përfitojnë deputetët apo ish- deputetët. Pr.ligji është bërë duke menduar si të shmangim persona të caktuar. Nuk i arritën 84 vota ndryshe do të kalonte sot.

Nëse do kishte parime dhe do ishte një amnisti që do përfitonin qytetarët, është detyrim i kuvendit që të lehtësojë barrën e familjarëve që prisnin amnistimin”, tha ai.

ervin salianji amnistia penale lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2024, 12:04 I.A

Ambasadori britanik viziton SPAK

  Makina e ambasadorit TIRANË- Ambasadori britanik në vendin tonë Alastair King-Smith ka shkuar në Prokurorinë e P...