Art&Argëtim

"Përgjithmonë Dani im"/ Vajza e Johnny Depp shijon darkën romantike me të dashurën e saj

Muajin e kaluar, Lily-Rose hyri në Instagram për të ndarë një postim të ëmbël për të dashurën e saj.

21 Shkurt 2024, 14:31 Nga S.B
"Përgjithmonë Dani im"/ Vajza e Johnny Depp shijon
Danielle Balbuena dhe Lily-Rose Depp

SHBA- Romanca e vajzës së Johnny Depp, Lily-Rose Depp me të dashurën e saj '070 Shake' dukej më e fortë se kurrë teksa vajzat shijuan një darkë romantike në Giorgio Baldi të martën. Aktorja 24-vjeçare, zgjodhi një bluzë të zezë dhe xhinse të thjeshta ndërsa po largohej nga restoranti italian në Santa Monica. Lily-Rose kompletoi pamjen e saj sportive me një xhaketë motorrike të zezë lëkure.

070 Shake, emri i vërtetë i së cilës është Danielle Balbuena, zgjodhi një këmishë të zakonshme me kuadrate dhe një pardesy blu të gjatë. Muajin e kaluar, Lily-Rose hyri në Instagram për të ndarë një postim të ëmbël për të dashurën e saj.

"Përgjithmonë Dani im"/ Vajza e Johnny Depp shijon
Danielle Balbuena dhe Lily-Rose Depp

Aktorja e cila do të luajë në një film horror këtë vit, kishte veshur një mini fustan të hollë, pa rripa, me kombinim ari dhe argjendi duke mbështjellë krahët rreth qafës së artistes 26-vjeçare të muzikës. Lily buzëqeshi në imazh dhe shkroi mbi të, 'Dani im përgjithmonë'.

"Përgjithmonë Dani im"/ Vajza e Johnny Depp shijon
Danielle Balbuena dhe Lily-Rose Depp

Në maj të vitit 2023, Depp konfirmoi romancën e saj me Balbuenën kur shpërndau një foto të tyre duke u puthur dhe shkroi "4 muaj me dashurinë time". Interpretueset vërehen rregullisht në shoqërinë e njëra-tjetrës, duke shfaqur shpesh dashurinë e tyre para publikut dhe fansave.

lily-rose depp

Sondazh

Poll