Sport

Milani tallet keq me Kanye West dhe Interin, për imazhin e tij me fytyrë të mbuluar! - Shiko Videon!

Ajo që i bëri përshtypje ishte mënyra se si e bëri atë. Në shoqërinë e njerëzve të tij të sigurisë, ai preferoi të mbulonte fytyrën e tij tërësisht!

21 Shkurt 2024, 20:28 Nga DOSJA
Milani tallet keq me Kanye West dhe Interin, për imazhin e tij me

ITALI - Kanye West ishte në Milano. Reperi i njohur dhe ekscentrik e ka ndjekur ndeshjen mes Interit dhe Atletico Madridit nga tribuna e “Giuseppe Meazza”. I ftuar i “zikaltërve”. Ajo që i bëri përshtypje ishte mënyra se si e bëri atë. Në shoqërinë e njerëzve të tij të sigurisë, ai preferoi të mbulonte fytyrën e tij tërësisht!

Lidhja e Kanye West me Interin vazhdon prej kohësh, pasi në disa këngë të tij ai ka përdorur edhe ritme nga sloganet e tifozëve të skuadrës. Megjithatë, zgjedhja e tij për të dalë me fytyrë të buluar në fushë frymëzoi rivalët e Interit, Milanin!

“Kuqezinjtë” kanë postuar një video në llogarinë e tyre në tik tok. Aty shkruhej: "Të ftuar specialë në shtëpinë e Milanit" dhe tregonte njerëz me fytyra të mbuluara që supozohej të ishin Dua Lipa, Tom Cruise, Will Smith dhe Gerard Depardieu.

@acmilan Special guests at #casamilan #sempremilan #acmilan #tiktokfootball ♬ Fluffing a Duck - Dj tahh

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll