Art&Argëtim

U çel sot Panairi i Librit “Tirana 2019”, aktivitetet që do të zhvillohen për 5 ditë në Pallatin e Kongreseve

13 Nëntor 2019, 16:40 Nga DOSJA
U çel sot Panairi i Librit “Tirana 2019”, aktivitetet që

TIRANË- Panairi i 22-të i Librit ngriti sot siparin në ambientet e Pallatit të Kongreseve këtë mëngjes.

Ky aktivitet kulturor, i cili zhvillohet çdo vit, do të zgjasë 5 ditë dhe do të jenë 100 ekspozues, ndër të cilët, botuesit, institucione kulturore e përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, ku do të mund të njohin lexuesin me prurjet e fundit të librit.

Si gjithmonë në këtë panair nuk do të mungojnë as përfaqësuesit e huaj, të cilët jetojnë në Shqipëri

Organizator i këtij Panairi, njëherazi dhe Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, bëri me dije se krahas 80 promovimeve, gjatë këtij panairi do të ketë edhe shumë aktivitete që kanë të bëjnë me botimin, përkthimin, si dhe njohjen e kulturës ballkanike e europiane në Shqipëri.

(a.m/dosjaa.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture pallati i kongreseve panairi i librit tirane pallati i kongreseve panairi i librit tirane

Sondazh

Poll