Art&Argëtim

Mbrëmje romantike dhe poza ‘hot’/ Genta Ismajli pushton ballinat e gazetave turke, çfarë po bën shqiptarja në Stamboll

13 Nëntor 2019, 15:23 Nga DOSJA
Mbrëmje romantike dhe poza ‘hot’/ Genta Ismajli pushton

TURQI– Prej disa javësh, këngëtarja Genta Ismajli ndodhet në Turqi ku edhe po punon për një projekt të ri muzikor me një artist vendas.

Ende pa zbuluar asnjë detaj për projektin, Genta ka pushtuar mediat vendase, ku edhe shfaqet në shumë faqe të para gazetash. Edhe pse këngëtarja është treguar tejet e rezervuar sërish mediat kanë arritur të mësojnë detaje. 

Sipas tyre, Genta po qëndron në Turqi pasi është duke e përgatitur një bashkëpunim me një nga artistët më të njohur e më të dashur.

“Ajo ka udhëtuar drejt Stambollit për të bashkëpunuar me një nga artistët më të mirë në Turqi, emrin e të cilit do e mbajmë sekret. Me gjithë insistimin, Genta vendosi ta mbajë sekret”, shkruan një media turke. Megjithatë është mësuar se ajo do të bashkëpunojë me Cezan.

Gjithashtu është mësuar se një pjesë e tekstit të Gentës do të këndohet në gjuhën turke.

Këngëtarja, prej kohësh poston nga Turqia vendi i bukur turk, ku është parë në hotele luksoze e darka romantike në jaht. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz genta ismaili genta ismaili

Sondazh

Poll