Art&Argëtim

Pozoi me Malumën, komentuesit nxjerrin zbuluar Kejvinën: Nuk je ti ne foto, do të marrësh famë me figurën e tij(FOTO)

13 Nëntor 2019, 12:39 Nga DOSJA

TIRANË– Modelja e njohur, Kejvina Kthella është një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë ditët e fundit për shkak se ajo u mor në pyetje në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Pasi emri i Kthellës doli në mesazhet që ka shkëmbyer me Redian Rrajën, nipin e deputetit të PS-së, i cili është i vetmi i arrestuar për ngjarjen në fjalë ku mbetën të plagosur tre persona.

Ndërkohë në fotot e publikuara nga vet modelja gjatë korrikut të këtij viti ku Kejvina ka pozuar sëbashku me yllin e muzikës, Maluma, vihen re disa komente negative që nxjerrin zbuluar modelen. Sipas komentuesit vazja në foton Malumën nuk është Kejvina.

“Nuk je ti në foto! Këto foto e ka vajza në faqen e saj dhe është portugeze. Turp që merr foto prej tjerëve! Dhe tallesh me ne.”-shkruan komentuesi. 

Ndërsa një tjetër komentues i shkruan: Më i mirë në këte foto eshtë Maluma , dashuria e jetës time . Të urrej Kejvina sepse nuk je ti ajo aty dhe dëshiron të marrësh famë nëpërmjet figurës së Malumas. Turppp.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kejvina kthella kejvina ndryshon foton maluma kejvina kthella kejvina ndryshon foton maluma

Sondazh

Poll