Sport

Dinamo nuk ndalet, mund Skëndërbeun në shtëpi dhe lë Tiranën pas!

Ky ishte rezultati i pestë radhazi pozitiv në Superiore për Dinamon, që ka parakaluar Tiranën duke u ngjitur e katërta.

21 Shkurt 2024, 19:07 Nga DOSJA

Dinamo nuk ndalet, mund Skëndërbeun në shtëpi dhe lë

KORCE - Dinamo fiton në Korçë dhe kap zonën “Final Four”. Skuadra e Dritan Mehmetit triumfoi 0-1 përballë Skënderbeut vendas.

Lorenco Vila ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 52′, duke i dhuruar tri pikë tepër të rëndësishme 18 herë kampionëve të Shqipërisë.

Ky ishte rezultati i pestë radhazi pozitiv në Superiore për Dinamon, që ka parakaluar Tiranën duke u ngjitur e katërta. 35 pikë numërojnë blutë e kryeqytetit, një më shumë se Tirana. Skënderbeu mbetet në vendin e gjashtë me 31 pikë.

Dinamo nuk ndalet, mund Skëndërbeun në shtëpi dhe lë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll