Bota

VIDEO/ Pasagjeri tenton të hapë derën e avionit gjatë fluturimit, aeroplani kthehet sërish New Mexico

Aeroplani u ngrit nga qyteti jugperëndimor i Albuquerque dhe po fluturonte drejt Çikogos në një lartësi prej gati 8,000 metrash përpara se të ndryshonte kursin pas incidentit.

21 Shkurt 2024, 20:10 Nga N.F
VIDEO/ Pasagjeri tenton të hapë derën e avionit gjatë
Pamje nga ngjarja

NEW MEXICO- Një incident në një avion në American Airlines ku një pasagjer ka tentuar të hapë derën e emenergjencës. Aeroplani u ngrit nga qyteti jugperëndimor i Albuquerque dhe po fluturonte drejt Çikogos në një lartësi prej gati 8,000 metrash përpara se të ndryshonte kursin pas incidentit.

Në një video të postuar dhe shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale shihen pasagjerë të tjerë duke u përpjekur të ndalojnë burrin të hapë njërën nga dyert e daljes.

"Fluturimi 1219 i American Airlines u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar Sunport në Albuquerque, New Mexico rreth orës 14:40 me orën lokale të martën, 20 shkurt, pasi ekuipazhi raportoi një shqetësim të shkaktuar nga një pasagjer," tha linja ajrore në faqen e saj të internetit. Administrata e Aviacionit Civil (FAA).

“FAA po heton”, shtoi ajo, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth incidentit.

 

shba avion

Sondazh

Poll