Bota

Raportoi për humbje masive të Rusisë në Ukrainë/ Gjendet i vdekur ushtari rus, avokati: Ka vrarë veten

Vdekja e Andrei Murz Morozov u raportua si vetëvrasje por dyshimet se është vrarë janë të shumta pasi ngjarja u regjistrua pasi ai tregoi humbjet e mëdha të Rusisë në Ukrainë.

21 Shkurt 2024, 19:26 Nga N.F
Raportoi për humbje masive të Rusisë në Ukrainë/
 Andrei Murz Morozov

RUSI- Një bloger i njohur njëkohësisht edhe një ushtarak rus u gjet i vdekur pasi rrëfeu humbjet kolosale të Vladimir Putinit në lindje të Ukrainës. Vdekja e Andrei Murz Morozov u raportua si vetëvrasje por dyshimet se është vrarë janë të shumta pasi ngjarja u regjistrua pasi ai tregoi humbjet e mëdha të Rusisë në Ukrainë.

Korrespondenti pro-luftës, Morozov zbuloi se 16 mijë ushtarë u vranë në betejën për Avdiivka, e cila është kthyer në një shkretëtirë rrënojash. Avokati i viktimës, Maxim Pashkov tha se kishte folur me Morozov mbrëmjen e kaluar ndërsa shtoi se klienti i tij kishte qëlluar veten.

Në një letër 44-vjeçari u ankua për përndjekje politike dhe tha se ishte i detyruar të fshinte një video nga kanali që tregonte humbjet e rusëve në rajonin e Donetskut. Blogeri ishte autor i kanalit "Na shkruajnë nga Ioannina" në Telegram, me më shumë se 100 mijë abonentë.

 

andrei murz morozov vdekje lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll