Bota

Vdekja e 4-vjeçares në Gjakovë, Avokati i Popullit nis hetimet: Mbrojtja e jetës së fëmijës është detyrim kryesor për institucionet

Përmes një postimi në "Facebook" Avokati i Popullit ka njoftuar se do të zhvillojë hetime lidhur me rastin nё mënyrë qё tё sigurojë se tё gjitha institucionet përgjegjëse po ndërmarrin masat e përcaktuara me ligj.

21 Shkurt 2024, 15:38 Nga N.F
Vdekja e 4-vjeçares në Gjakovë, Avokati i Popullit nis hetimet:
Foto ilustruese

KOSOVË- Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me vdekjen e një 4-vjeçareje në Gjakovë ngjarje e cila ka sjellë reagime të shumta. Përmes një postimi në "Facebook" Avokati i Popullit ka njoftuar se do të zhvillojë hetime lidhur me rastin nё mënyrë qё tё sigurojë se tё gjitha institucionet përgjegjëse po ndërmarrin masat e përcaktuara me ligj.

Në reagim Avokati i popullit shkruan se e drejta e jetës është një e drejtë universale për të gjitha qeniet njerëzore ndërsa shton se mbrojtja e jetës së fëmijës është detyrimi kryesor për çdo person, institucion apo organ tjetër.

“Marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit Avokati i Popullit u bën thirrje institucioneve të ndërmarrin sa më parë veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi. Me këtë rast, Avokati i Popullit, në pajtim me rolin kushtetues dhe kompetencat e përgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për Avokatin e Popullit, do të zhvilloj hetimet lidhur me rastin dhe do tё monitoroj atë nga afër dhe nё vazhdimësi nё mënyrë qё tё siguroj se tё gjitha institucionet përgjegjëse po i ndërmarrin masat e përcaktuara me ligj”, thuhet në njoftim.

vdekja e 4-vjeçares ne gjakove

Sondazh

Poll