Art&Argëtim

Selena në Paris, shkëlqen me veshjen mijëra dollarëshe

Ylli i "Only Murders in the Building" dukej magjepsëse me një minifustan Dior prej 4600 dollarësh teksa dilte nga hoteli i saj.

21 Shkurt 2024, 09:45 Nga S.B
Selena në Paris, shkëlqen me veshjen mijëra dollarëshe
Selena Gomez

PARIS- Këngëtarja e njohur Selena Gomez dukej kaq elegante teksa u shfaq në qytetin e bukur të Parisit e veshur me një fustan të zi të shkurtër dhe të fryrë në pjesën e poshtme si dhe kishte vendosur një shall elegant në kokë. Ylli po shijonte ca kohë në ‘City of Light’ përpara publikimit të këngës së saj të re këtë javë. Ylli i "Only Murders in the Building" dukej magjepsëse me një minifustan Dior prej 4600 dollarësh teksa dilte nga hoteli i saj.

Këngëtarja e "Single Soon" shfaqi dekoltenë duke mbuluar flokët brune me një shami të zezë të mbështjellë rreth qafës. Ajo zgjodhi buzët e kuqe për këtë rast, duke e mbajtur pjesën tjetër të grimit të saj natyral. Gomez e kombinoi veshjen e saj me pupat e zeza Versace 895 dollarë dhe gurë të çmuar Messika, duke përfshirë një unazë diamanti prej 3,430 dollarësh, unazë me dy diamante Move Uno prej 7,910 dollarësh dhe unazën My Twin Toi & Moi 3,740 dollarë. Darka e saj magjepsëse pason një seri fotosh që Gomez postoi nga Parisi të dielën, duke përfshirë njërën prej saj duke pozuar përpara Kullës Eifel.

Selena në Paris, shkëlqen me veshjen mijëra dollarëshe
Selena Gomez

selena gomez paris

Sondazh

Poll