Art&Argëtim

U krahasua me gruan e Kanye West, Kim Kardashian ndërroi menjëherë përshkrimin e fotos

Fansat syshqiponjë u mblodhën në faqen e medias sociale Reddit për të diskutuar rreth përshkrimit te famshëm.

20 Shkurt 2024, 17:25 Nga S.B
U krahasua me gruan e Kanye West, Kim Kardashian ndërroi
Kim Kardashian

SHBA- Themeluesja e SKIMS, Kim Kardashian u përball me reagimin e fansave të cilët vunë re se ajo editoi mbishkrimin e saj në Instagram vetëm pak minuta pasi u kritikua për 'pasionin' ri. Kim bëri gabimin duke u thënë fansave se arkitektura kishte qenë prej kohësh një pasion i saj dhe kjo ndezi debatin pasi gruaja e re e Kanye West është një arkitekte profesioniste. Fansat syshqiponjë u mblodhën në faqen e medias sociale Reddit për të diskutuar rreth përshkrimit te famshëm.

Në përshkrimin e fshirë fillimisht thuhej: "Pasioni im serioz është të studioj dhe të hulumtoj arkitekturën, mobiljet dhe peizazhin, kështu që mu kërkua të ndihmoja për të rrëfyer Architectual Digest për shtëpinë e Ryan Murphy dhe ishte një nder i paimagjinueshëm."

"Tani të pëlqen arkitektura për shkak të Biancës"? pyeti një fans. "Tani Kim e do arkitekturën? pyeti një tjetër. Që atëherë ajo e ka edituar menjëherë përshkrimin poshtë fotos.

Fansat ndanë gjithashtu titullin e edituar: "Unë e dua arkitekturën dhe mobiljet, kështu që të më kërkohej të ndihmoja për të bërë narrativën për Architectural Digest për shtëpinë e Ryan Murphy ishte një nder i madh."

Pra me pak fjalë ylli është munduar të kamuflojë fjalën pasion me fjalën pëlqej.

kim kardashian bianca censori

Sondazh

Poll