Bota

BE miraton pakon e 13-të me sanksione kundër Rusisë

Gati 200 subjekte dhe individë janë futur në listën e sanksioneve me pakon e re.

21 Shkurt 2024, 11:38 Nga M.B
BE miraton pakon e 13-të me sanksione kundër Rusisë
Flamuri i Bashkimit Evropian në Bruksel, Belgjikë, 19 janar 2024.

BRUKSEL- Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të mërkurën pakon e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi presidenca belge në rrjetin social X.

“Ambasadorët e BE-së sapo u pajtuan në parim për pakon e 13-të të sanksioneve në kornizën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha presidenca belge.

Kjo është njëra prej pakove “më të gjera” të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, sipas saj. Gati 200 subjekte dhe individë janë futur në listën e sanksioneve me pakon e re. Pakoja do të aprovohet formalisht në kohë për përvjetorin e dytë të fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt./ REL

be rusia

Sondazh

Poll