21 Shkurt 2024, 11:40
Nga M.B
Bujqit grekë i vendosin traktorët e tyre para Parlamentit në Athinë, për ta kundërshtuar rritjen e çmimit të karburantit dhe kostos së prodhimit, 20 shkurt 2024.
GREQIA- Bujqit grekë kanë protestuar duke i rënë borive të traktorëve të tyre pranë ndërtesës së Parlamentit grek të mërkurën, pasi e kaluan natën në qendër të Athinës për ta kundërshtuar rritjen e çmimit të karburantit dhe kostos së prodhimit për të dytën ditë radhazi. Së paku 8.000 bujq, bletarë dhe mbarështues të blegtorisë iu bashkuan protestës në sheshin “Syntagma” të martën, duke i bërë jehonë protestave të ngjashme nëpër Evropë. Shumë prej tyre e kaluan natën në shesh, para se të fillonin të lëviznin të mërkurën.
“Ne e morëm këtë vendim dhe tani po presim rezultatin”, tha bujku Konstantinos Kyriakopoulos, 34 vjeç, nga rajoni jugor i Greqisë, Mesinia.
Bujqit thonë se janë prekur edhe nga ndryshimi klimatik, pasi vërshimet e paparashikueshme, të nxehtit ekstrem dhe zjarret janë duke e bërë punën e tyre edhe më të rrezikshme. Ata i kanë bllokuar shkurtimisht rrugët dhe pikëkalimet për disa javë, derisa sindikatat e tyre kanë biseduar me qeverinë konservatore të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për ndihmë financiare. Qeveria u ka ofruar atyre deri tani zbritje në faturën e rrymës dhe zgjatjen e zbritjes tatimore për naftën në bujqësi deri në fund të vitit 2024. Qeveria greke ka thënë se është e gatshme të bisedojë për një skemë të përhershme për zbritje tatimore, por nuk ka shanse për koncesione shtesë këtë vit. Në Indi, policia përdori gaz lotsjellës të mërkurën për t’i shpërndarë mijëra bujq protestues, të cilët kërkuan ta rifillonin një marsh në Nju Delhi, pasi e hodhën poshtë një ofertë të Qeverisë për çmimet e produkteve të tyre./ REL
greqia fermeret
Bota
21 Shkurt 2024, 10:56
r.ll
José Adolfo Macías
EKUADOR- Me suitën me krevatin me përmasa mbretërore, qelia e liderit famëkeq të bandës Los ...
Bota
21 Shkurt 2024, 11:38
M.B
Flamuri i Bashkimit Evropian në Bruksel, Belgjikë, 19 janar 2024.
BRUKSEL- Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të mërkurën pakon ...
Bota
21 Shkurt 2024, 10:56
E.d
Ruby Franke
SHBA- Një nënë nga Utah, Ruby Franke është dënuar me të paktën katër vjet burg për ...
Bota
21 Shkurt 2024, 11:11
S.B
pamje nga ngjarja
SHBA- Dy persona janë akuzuar për vrasje nga shtënat vdekjeprurëse javën e kaluar në paradën e fi...
Bota
21 Shkurt 2024, 10:56
E.d
SHBA- Dështon testimi i një rakete Trident nga një nëndetëse e Marinës Mbretërore, për të dytën her&eum...
Bota
21 Shkurt 2024, 10:46
S.B
pamje nga ngjarja
SHBA- Një grup i vogël neo-nazistësh marshuan në qendër të qytetit Nashville, Tenesi, të shtun&eu...
Bota
21 Shkurt 2024, 10:43
M.B
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse Valery Gerasimov i jep një çmim një ushtaraku gjat&eum...
Bota
21 Shkurt 2024, 10:31
r.ll
ushtria kineze
KINË- Kompanitë kineze po bëjnë diçka që rrallë është parë të ndodhë që n...
Bota
21 Shkurt 2024, 10:19
M.B
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur me Zoriana Stepanenkon e Radios Evropa e Lirë gjatë një interviste në Bruksel, Belgjikë,...
Bota
21 Shkurt 2024, 10:18
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Tre civilë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur nga granatimet ruse në tri rajone lindore t...