Art&Argëtim

VIDEO/ Incident në skenë, Madonna bie nga karrigia gjatë performancës

Fituesja e Grammy ishte ulur në një karrige si pjesë e koreografisë për 'Open Your Heart'.

19 Shkurt 2024, 18:20 Nga S.B
VIDEO/ Incident në skenë, Madonna bie nga karrigia gjatë
Madonna

SHBA- Këngëtarja e njohur Madonna në spektaklin e saj legjendar gjatë fundjavës u vu përball një fatkeqësie. Këngëtarja 65-vjeçare e cila sapo publikoi një video muzikore me The Weeknd dhe Playboi Carti, u rrëzua në skenë gjatë një shfaqjeje në turneun e saj Celebration në ‘Climate Pledge Arena’ të Seattle.

Fituesja e Grammy ishte ulur në një karrige si pjesë e koreografisë për 'Open Your Heart'. Lëvizjet e kërcimit kërkojnë që një balerin të tërheqë karrigen mbrapa drejt skenës kryesore, por me sa duket takat e larta që mbanin i bënë ato të rrëshqasin dhe kërcimtari bashkë me Madonnën ranë në tokë me këmbët në ajër. Pasi u qetësua për një moment, Madonna u kthye dhe bëri shaka me atë që ndodhi, gjë që e bëri atë të dashur për turmën.

Artistja u përpoq të vazhdonte këngën, por rrëmuja ende po ndikonte tek ajo dhe i tha turmës: Mos, harrova fjalët. Më pas ajo kujtoi tekstin dhe koreografinë shumë shpejt dhe e përfundoi këngën.

madonna

Sondazh

Poll