Art&Argëtim

"Kam buzë të mëdha dhe natyrale", Adele mohon të ketë bërë ndërhyrje estetike

Shumë fansa spekulojnë rreth ndryshimit të buzëve të këngëtares pasi sipas tyre nuk janë njësoj.

20 Shkurt 2024, 10:20 Nga S.B
"Kam buzë të mëdha dhe natyrale", Adele mohon të
Adele

SHBA- Këngëtarja Adele e urren të qenurit e famshme dhe nuk ka aspak frikë ta tregojë këtë. Gjatë koncertit të saj "Weekends with Adele" në Las Vegas të shtunën mbrëma, 16-herë fituesja e Grammy foli për një meme virale të NBA-së ku ajo dukej e mërzitur, duke zbuluar se ajo e bëri qëllimisht veten të dukej ashtu.

“E di që tingëllon çmenduri, por vërtet nuk më pëlqen të jem e famshme.” shpjegoi ajo në një video të TikTok të postuar nga fansat.

"Unë isha vetëm atje, duke kërkuar për Michael Jordan, për të qenë e sinqertë me ju," vazhdoi ajo.

"Kam buzë të mëdha dhe natyrale", Adele mohon të
Adele

Pra sipas Adele arsyeja e vetme pseajo dukej aq e mërzitur në foto  dhe  video  ishte se po filmohej pa dëshirën e saj. Adele gjithashtu trajtoi polemika rreth buzëve të saj, pasi shumë njerëz kanë spekuluar se ajo ka kryer injeksione mbushëse pas humbjes së peshës.

"Unë kam buzë të mëdha dhe natyrale...nuk kam nevojë për filler," tha ajo.

Shumë fansa spekulojnë rreth ndryshimit të buzëve të këngëtares pasi sipas tyre nuk janë njësoj. Gjithsesi Adele insiston se nuk ka kryer ndërhyrje dhe se është e gjitha natyrale.

adele

Sondazh

Poll