Art&Argëtim

John Travolta feston 70-vjetorin, ndan fotot me familjen

Ylli i ‘Grease’ zbuloi gjithashtu se kishte qenë duke bërë ski me familjen për të shënuar rastin e veçantë dhe postoi një video të djalit të tij Benjamin në mal.

19 Shkurt 2024, 17:30 Nga S.B
John Travolta feston 70-vjetorin, ndan fotot me familjen
John Travolta

SHBA- Aktori John Travolta festoi një ditëlindje historike. Të dielën, aktori hyri në Instagram për të treguar se kishte mbushur 70 vjeç dhe tregoi se si kishte marrë edhe disa puthje për ditëlindje nga një anëtar i veçantë i familjes. Në një klip të postuar në Instagram Story, Travolta fryu qirinjtë mbi tortë teksa familjarët e tij brohorisnin në sfond. Peanut qeni i tij i përkëdhelur nuk kishte si të mos i jepte dashuri pronarit të tij.

“Puthja e ditëlindjes nga Peanut”, ka shkruar ylli.

Ylli i ‘Grease’ zbuloi gjithashtu se kishte qenë duke bërë ski me familjen për të shënuar rastin e veçantë dhe postoi një video të djalit të tij Benjamin në mal.

"Kjo ishte dhurata ime e preferuar e ditëlindjes sot. Duke parë djalin tim Ben të bënte ski në një nivel të ri! Jam shumë krenar për të", ka shkruar Travolta në video.

John Travolta feston 70-vjetorin, ndan fotot me familjen
John Travolta dhe qeni i tij

“Gëzuar ditëlindjen burrit që është gjithmonë pranë meje dhe që sjell gjithmonë dritë dhe bukuri në këtë botë. Të dua deri në hënë dhe mbrapsht”, ka shkruar Ella vajza e tij 23 vjeçe në mbishkrimin e postimit të ëmbël në Instagram.

Ylli i ‘Pulp Fiction’ ndan tre fëmijët e tij ku përfshihet edhe djali Jett, i cili vdiq në moshën 16-vjeçare në vitin 2009 me gruan e tij të ndjerë Kelly Preston. Preston vdiq në vitin 2020 pas një beteje dyvjeçare me kancerin e gjirit në moshën 57-vjeçare.

 

john travolta

Sondazh

Poll