Aktualitet

"Sa dobët intelektualët shqiptarë!!!" / Kristo: Një arsye pse llumi del në media është se intelektualët nuk flasin

Ai tha se letra ka nisur në Tetor të 2023 dhe se u deshën 4 muaj për ta mbyllur, çka sipas Kristos tregon një angazhim të dobët.

19 Shkurt 2024, 22:47 Nga h.k
"Sa dobët intelektualët shqiptarë!!!" / Kristo:
Foto ilustruese

TIRANË-Pedagogu Erion Kristo ka reaguar ditën e sotme me anë të një postimi në Facebook në lidhje me peticionin e ngritur nga intelektualët për të larguar nga ekranet, sipas citimit të letrës, sharlatanët e gjuhës shqipe. Kristo e ka përshëndetur nismë në parim po nga ana tjetër nuk ka kursyer kritikat.

Ai tha se letra ka nisur në Tetor të 2023 dhe se u deshën 4 muaj për ta mbyllur, çka sipas Kristos tregon një angazhim të dobët. Pedagogu ka thënë gjithashtu se nuk është ndjerë mirë që nuk është përfshirë në listën atyre që do duhet të firmosin peticionin. 

STATUSI I ERION KRISTOS: 

Sa dobët intelektualët shqiptarë!!!
Kanë bërë një peticion në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe shkencës.
1. Bashkohem me thirrjen. Vetëm se jam çuditur që emri im nuk është përfshirë në listën e emrave nënshkrues, edhe pse e kam mbështetur atë qysh në krye të herës. Është zakon i shqiptarëve që t'i emërojnë intelektualët.
2. Kjo punë në dijeninë time ka që në tetor 2023. U deshën katër muaj që të mbyllnin një letër. Mendoni pak çfarë niveli dhe angazhimi.
3. Turpi i turpeve është që vetë thirrja ka ngërç shqipen. Një mori fjalësh të huaja, të panevojshme, që kanë barasvlerës në shqip. Syleshtësia është një tipar themelor i intelektualeve tuhafë shqiptarë.
4. Një nga arsyet kryesore pse llumi është shpërfaqur në media, është se intelektualët shqiptarë nuk flasin, janë gojëkyçur. Pastaj ankohen për të tjerët.
Nuk po e zgjas më, se ka plot gjëra të tjera, por unë nuk dua të bëhem si ata që kritikoj, ndaj them, mbështeteni thirrjen!

erion kristo letra e intelektualeve

Sondazh

Poll