Aktualitet

Qëlluan me armë gjatë një ndeshjeje futbolli, arrestohen 10 persona në Greqi, mes tyre edhe 2 shqiptarë

Mësohet se mes të arrestuarve janë dy shqiptarë dhe 8 grekë

19 Shkurt 2024, 21:11 Nga N.F
Qëlluan me armë gjatë një ndeshjeje futbolli, arrestohen 10
Foto ilustruese

GREQI- 10 persona janë arrestuar nga autoritet greke pasi ata kanë qëlluar me armë gjatë një ndeshjeje futbolli. Mësohet se mes të arrestuarve janë dy shqiptarë dhe 8 grekë. Arrestimi i tyre është realizuar ditën e diel për dhunë sportive, armëmbajtje pa leje dhe drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme.

Të shtënat janë regjistruar rreht 15:45 të pasdites pas një incidenti mes tifozëve të Apollo Pontion dhe Mandraikos ku disa perosna qëlluan 9 herë me armë zjarri. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar 9 gëzhoja, si dhe dy të plagosur gjatë incidenteve. Të plaosurit nuk kishin marrë plagë nga të shtënat. Derbi mes Apollon Pontionit dhe Mandraikos për kampionatin EPSDA është ndërprerë në minutën e 43-të kur janë dëgjuar 9 të shtëna si në tribunë ashtu edhe jashtë fushës.

 

greqi arrestim shqiptar

Sondazh

Poll