Aktualitet

"Ishte shënjestër për tu eleminuar"/ Lala jep detaje nga arrestimi i Licit: Është në dosjen Metamorfoza, shteti shqiptar e ka të vështirë ta sjelli nga Turqia

Lala tha se fisi Bajri prej kohësh planifikonte eleminimin e tij dhe përtej të tjerave shtoi se sipas saj, nuk dihet nëse shteti shqiptar do të mundet ta marrë Ibrahim Licin nga Turqia për në Shqipëri. 

19 Shkurt 2024, 22:40 Nga h.k
"Ishte shënjestër për tu eleminuar"/ Lala jep detaje
Klodiana Lala

TIRANË-Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me të shumëkërkuarin Ibrahim Lici i cili u arrestua në Stamboll disa ditë më parë.

Lala e ftuar në Opinion Tv Klan, tha se Lici ka dalë në disa përgjime të dosjes së njohur "Metamorfoza, ku ka qenë shenjestër e një grupi për ta eleminuar. Lala tha se fisi Bajri prej kohësh planifikonte eleminimin e tij dhe përtej të tjerave shtoi se sipas saj, nuk dihet nëse shteti shqiptar do të mundet ta marrë Ibrahim Licin nga Turqia për në Shqipëri. 

Klodiana Lala: Personazhe që e kanë mbajtur nën terror dhe kanë mbërthyer Shkodrën. Të gjithë bizneset atje nën diktatin e Licëve dhe të Bajrave kanë qenë të terrorizuar dhe nuk mund të hapnin qepenët e tyre nëse nuk paguanin gjobat. Pra, në një farë mënyrë, Shkodra ishte shndërruar në një domein të tyre dhe po mbahej peng nga krimi i organizuar dhe për këtë arsye, ky personazh konsiderohet shumë i kërkuar. Në informacionet që unë kam, ka po ashtu të hapur një dosje në SPAK, por që nuk është bërë publike për shkak të sekretit të hetimit, por ka dalë nga disa përgjime. Duket në pamje të parë sikur ka vetëm një akuzë, por nga informacionet që ka prokuroria shqiptare, ka një numër shumë të lartë ngjarjesh ku rezulton të jetë i përfshirë.

Lala thotë se të gjitha gjasat janë që Ibrahim Lici të kërkojë azil politik në Turqi me arsyetimin e dosjes “Metamorfoza”, ku është zbuluar se ka qenë nën shënjestrën e grupeve rivale për ta eliminuar.

Klodiana Lala: Po aq i rrezikshëm sa është Ibrahim Lici, po ashtu ka qenë edhe në shënjestër sepse grupet rivale kërkojnë ta eliminojnë. Ishte vënë në shënjestër të grupit kriminal “Bajri” dhe kjo u zbulua në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, rezultoi që grupi kriminal “Bajri” po planifikonte për të vrarë Ibrahim Licin, Dorjan Dulin, një njeri të besuar të tij. Të gjitha gjasat janë në Lici të kërkojë azil politik duke u ndalur me arsyetimin që ka qenë në shënjestër për t’u vrarë. Nuk e di sa autoritetet shqiptare do të arrijnë ta marrin në Shqipëri. Ofrimi i statusit të të oenduarit mund të zbardhë shumë ngjarje kriminale sepse në Shkodër ka shumë ngjarje që kanë mbetur të pazbardhura.

Ndaj Licit rëndon akuza e vrasjes së shtetasit Endri Mustafa, ngjarje e ndodhur në Maj të 2021 në qytetin e Shkodrës.

klodiana lala ibrahim lici

Sondazh

Poll