Art&Argëtim

Ishte nisur për të ndjekur koncertin e Taylor Swift, kamioni aksidenton për vdekje fansen 16-vjeçare të yllit të pop-it

Mieka Pokarier ishte në makinë me nënën e saj duke shkuar për në koncert kur fuoristrada me të cilën po udhëtonin u përfshi në një përplasje me kamionin pak para orës 18:00.

19 Shkurt 2024, 09:24 Nga M.B
Ishte nisur për të ndjekur koncertin e Taylor Swift, kamioni
Taylor Swift

AUSTRALIA- Një fanse 16-vjeçare e Taylor Swift humbi jetën në një përplasje me një kamion, teksa po shkonte për të parë yllin e popit në koncert në Melburn të enjten. Mësohet se Mieka Pokarier ishte në makinë me nënën e saj duke shkuar për në koncert kur fuoristrada me të cilën po udhëtonin u përfshi në një përplasje me kamionin pak para orës 18:00 sipas kohës lokale.

Vajza e cila ishte në sediljen e pasagjerit, vdiq në vendngjarje, ndërsa motra e saj 10-vjeçare, e cila ishte në sediljen e pasme, është në gjendje kritike në një spital lokal. Ndërkohë mediat e huaja raportojnë se nëna e vajzave po trajtohet me lëndime të lehta. Policia e Melburnit tha se përplasja ndodhi rreth 30 kilometra në verilindje të qytetit të Dubbo.

taylor swift

Sondazh

Poll