Art&Argëtim

Fansat e "Saltburn" të zhgënjyer me performancën e "Murder on the Dancefloor": Prisnim kërcimin nudo të Keoghan!

Kënga u publikua disa vite më parë, por ajo ka një grup të ri fansash pasi u luajt në filmin Saltburn, i cili u drejtua nga Emerald Fennell.

19 Shkurt 2024, 08:35 Nga M.B
Fansat e "Saltburn" të zhgënjyer me performancën e
bafta 2024

BRITANI- Sophie Ellis Bextor performoi këngën e saj të suksesshme, Murder on the Dancefloor, në BAFTA Awards 2024. Kënga u publikua disa vite më parë, por ajo ka një grup të ri fansash pasi u luajt në filmin Saltburn, i cili u drejtua nga Emerald Fennell. Sophie mahniti me një fustan të zi dhe brez portokalli për performancën, e cila u shijua nga të gjithë të famshmit që ishin mbushur në Royal Festival Hall në Londër, ku po mbahej ceremonia.

Megjithatë, ishte reagimi i Barry Keoghan ai që i bëri të gjithë të flasin, me fansat që nxituan në rrjetet sociale për të komentuar reagimin e yllit të Hollivudit ndaj performancës. Në Saltburn, personazhi i tij vallëzoi i zhveshur në një skenë të filmit ndërsa kënga luhej, ndërsa mbrëmjen e sotme i veshur totalisht po duartrokiste performancën i ulur në sallë.

"Jam i zhgënjyer plotësisht që BAFTAA nuk la Barry Keoghan të vallëzonte lakuriq gjatë performancës së Sophie Ellis-Bextor”, shkroi një fans në Twitter, ndërsa një i dytë shtoi: “Asnjë prerje e vetme për të kërcyer Barry Keoghan? E egër#BAFTA". 

"Me shpresën që Barry të dalë në skenë për të kërcyer me Sophie në BAFTA ". "Nëse Barry Keoghan nuk kërcen lakuriq në skenë, çfarë kuptimi ka të paraformosh këtë BAFTA", shkruanin fansat në rrjetet sociale.

Më herët sonte, ylli i Saltburn, Richard E. Grant, bëri shaka për The Mirror se ishte gati të zhvishej gjatë performancës BAFTA të Sophie Ellis-Bextor.

"Ne ishim nudo në shumicën e kohës. Sonte kur Sophie Ellis-Bextor të performojë, i gjithë kasti do të heqë rrobat e tyre", tha ai për mediat britanike.

Sophie, ndërkohë, u pyet në tapetin e kuq BAFTA për Barry dhe skenën e kërcimit të personazhit të tij.

"Mund të jetë pak e vështirë, por ne kemi pasur një moment së bashku tashmë... Unë pata fatin që takova të gjithë aktorët e Saltburn në nëntor në LA në premierë, kështu që do të ishte mirë t'i shihja përsëri sepse Mendoj se ajo që ata kanë arritur me filmin është e mrekullueshme, kështu që unë thjesht dua ta them këtë”, tha ajo, ndërsa foli për kastin e filmit.

 

bafta awards 2024

Sondazh

Poll