Bota

33 të vdekur nga përmbytjet në Bolivi, vendi në gjendje alarmi nga shirat e rrëmbyeshëm

Gjithashtu zyrtarët thonë se 33 njerëz kanë vdekur që nga nëntori për shkak të reshjeve, të cilat kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati.

19 Shkurt 2024, 17:37 Nga E.d

 

33 të vdekur nga përmbytjet në Bolivi, vendi në gjendje
Shtëpitë e përmbytura

AMERIKA E JUGUT- Qindra qytete dhe fshatra në Bolivi janë vënë në alarm pasi shirat e rrëmbyeshëm vazhdojnë të bëjnë kërdinë në vendin e Amerikës së Jugut. Gjithashtu zyrtarët thonë se 33 njerëz kanë vdekur që nga nëntori për shkak të reshjeve, të cilat kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati. po ashtu numri i viktimave është tetë herë më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Zëvendësministri për Mbrojtjen Civile, Juan Carlos Calvimont, tha se nga 340 komunat e Bolivisë, 10 ishin vënë në alarmin më të lartë dhe 279 të tjera ishin në alarm portokalli e dyta më e larta.

Zyrtarët thanë gjithashtu se ndihma humanitare ishte dërguar në Achocalla në provincën La Paz, ku një grua 35-vjeçare dhe dy fëmijët e saj u varrosën në një rrëshqitje balte që përfshiu shtëpinë e tyre. Një fqinj tha për gazetës lokale Correo del Sur se ajo i kishte bërtitur gruas që të dilte nga shtëpia, por që nëna ndoshta nuk kishte arritur t'i marrë fëmijët e saj në kohë. 

Gjithashtu në provincën La Paz, autoritetet po vëzhgojnë nga afër nivelet e ujit në digën Incachaca. Ekspertët e qeverisë së bashku me kryetarin e qytetit të La Paz, i cili ndodhet në rrjedhën e poshtme të digës, e inspektuan atë të dielën. Kryebashkiaku Iván Arias tha se ndërsa niveli i ujit në rezervuar kishte "arritur 100%", uji aktualisht po kullonte mirë dhe ai nuk parashikonte ndonjë pasojë të madhe në drejtim të rrymës.

 

 

 

juan carlos calvimont

Sondazh

Poll